Lady Gaga është një  këngëtare me një karrierë prej shumë vitesh dhe ka miliona fansa kudo në botë. Këngëtarja së fundmi po korr shumë sukses me filmin “A Star Is Born” që i ka sjellë miliona dollarë fitime dhe shumë çmime në muzikë dhe kinematografi. Por a e dinit se si e ka marrë emrin ajo? Po që është veshur e gjitha me mish në një ceremoni çmimesh? Ndiqni 10 faktet interesantë për Lady Gagën :

  1. Lady Gaga e ka marrë emrin nga kënga e grupit Queen “Radio Ga Ga”.
  2. Ajo është përdhunuar nga një producent muzikor. Në atë kohë ishte 19 vjeç dhe i është dashur ti nënshtrohej shumë terapive mendore dhe fizike për t’u rikuperuar.
  3. Grupi i saj quhet “Hous of Gaga”, grupi i saj përfshin që nga stilistët, artistët e skenës, artistët e zërit dhe çdo puntor që punon për të.
  4. Ka marrë mësime pianoje që kur ka qënë e vogël dhe është profesioniste tani.
  5. Ka veshur një fustan prej mishi në MTV Video Awards në 2011.

     

  6. Ka qënë pjesë e dy reality show përpara se të bëhej e famshme, MTV Boiling Point në 2005 dhe në The Hills në 2008.
  7. Lady Gaga është biseksuale dhe këtë e ka thënë shpesh, madje ajo ka dhe alter egon e saj  mashkullore që quhet Jo Calderone.
  8. Ka qënë në një shkollë me Nicki Minaj dhe Paris Hilton.
  9. Kur ishte 19 vjeç dhe në universitet e la në mes për t’ju përkushtuar muzikës dhe ka thënë se mund ta mësonte veten më mirë sesa e mësonin në universitet.
  10. Lady Gaga është një filantropiste aktive. Ajo është një punonjëse pasionante bamirësie. Ajo dhuroi rreth 500,000 dollarë për lehtësimin e fatkeqësive haitiane.
  11. Lady Gaga i do shumë fansat e saj dhe një herë u ka çuar 1000$ ushqime kur pa një numër të shumtë të tyre që e prisnin jashtë studios ku po rregjistronte këngë.
- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face