Qitroja ka një shije të mprehtë thartoshe, por me një ëmbëlsi që të befason. Ajo që të bën më shumë përshtypje tek qitroja është fakti se lëngu i këtij fruti është rivali kryesor i lëngut të portokallit, që deri më sot mban fronin e lëngut më të shëndetshëm në botë.

Duke u Ngarkuar...

Qitron e gjejmë në treg gjatë gjithë vitit, por fruti më i mirë është ai i periudhës së dimrit deri në pranverë. Shqipëria është një vend i bekuar sa i përket kushteve klimaterike të nevojshme për një prodhim të mirë të qitros, e megjithatë mandarinat dhe portokallët janë ndër agrumet me prodhimtari më të lartë. Kjo për shkak të konsumit të ulët të qitros në vend dhe preferencave të konsumatorit ndaj shijeve më të ëmbla. Sidoqoftë, vlerat fantastike të qitros po kthehen në një faktor të rëndësishëm në rritjen e konsumit të qitros. Nga ana tjetër, tregu dominohet nga prodhimet e importit, kryesisht nga Greqia dhe Turqia. Në Tregun Agro-Ushqimore të Tiranës, një kilogram qitro kushton 130 Lek, pothuaj njësoj sa limoni i importit. Qitrot kanë një diametër nga 10 në 15 centimetra. Frutin e gjen me fara ose pa fara dhe në ngjyrë rozë apo të bardhë. Shija dhe aroma e qitros është një parajsë, një krahasim i frymëzuar nga emri latin i frutit Citrus Paradisi. Citrus Paradisi është një kultivar hibrid i Citrus Medica, qitro origjinale, ajo e tharta dhe e hidhura, nga e cila kanë rrjedhur Citrus Maxima, që njihet si Pomelo dhe Citrus Paradisi, ose grejpfruti. Në tregun e sotëm të frutave, pak diferencë bëhet mes pomelos dhe grejpfrutit dhe kategorizohen si qitro.

- SPONSOR -