Richard Gere 68 vjeç dhe Alejandra Silva 35 vjeçe do të zyrtarizojnë me dasmë dashurinë e tyre tre vjeçare.

Gazeta spanjolle “ABC”, shkruan se çifti ka zgjedhur Uashingtonin si vend për të celebruar eventin, me “një ceremoni intime”.

Duke u Ngarkuar...

Kjo është martesa e tretë për aktorin e famshëm të “American Gigolò” e “Pretty Woman”.

Gere ka qenë i martuar dy herë në të shkuarën, në fillim me Cindy Crawford nga 1991 në 1995 dhe më pas me aktoren Carey Lowell, nga 2002 në 2013-ën, nga marrëdhënia me të cilën kanë një djalë, Homer.

Edhe Alejandra nuk e ka dasmën e parë, pasi është e divorcuar dhe ka një fëmijë. Ajo është aktiviste në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Në një intervistë për revistës “Hola” në vitin 2016-të ajo shprehej: “Richard ka qenë heroi im në jetën reale. Ndihesha pak e humbur, pa dritë dhe takimi me të i ka dhënë një kuptim jetës sime”.

- SPONSOR -