Arjan Meli është 30-vjeçari, i cili u mundua të përfitonte nga ndihmat për të prekurit e tërmeteve. Ai hapi Facebook fals dhe kërkonte ndihma nga njerëzit për të prekurit. Ai u bënte thirrje njerëzve të kontribuonin dhe linte dy numra llogarie në dispozicion.

Facebook-u i tij mbante emrin “Rilindja”, por, Arjani nuk mundi të mashtrojë më gjatë. Ai u arrestua 5 ditë më parë dhe tashmë mbi të rëndojnë dy akuza, “mashtrim” dhe “përvetësim i titullit shtetëror”. Pas verifikimeve u zbulua se llogaritë ishin personale dhe 30-vjeçari është lënë në arrest me burg.

- SPONSOR -Smiley face