Një burrë ka vdekur në përpjekje për të ngrënë 50 vezë pas një basti me një shok. Ata po vizitonin zonë e tregut Bibiganj në Uttar Pradesh të Indisë kur filluan të debatonin. Për të zgjidhur debatin, ata ranë dakord për një bast 22 paund se kush do ishte i pari që do hante 50 vezë.

Policia raportoi se Subhash Yada sapo kishte filluar të hante vezën e 42-të kur u rrëzua pa ndjenja. 42-vjeçari u dërgua në spital, por vdiq vetëm disa orë më vonë. Mjekët thanë se vdekja e tij mund të jetë shkaktuar nga ngrënia e shumë vezëve.

- SPONSOR -Smiley face