E keni pyetur ndonjëherë veten pse? E keni menduar ndonjëherë pse supermarketet kanë thuajse të njëjtën pamje? Pse s’janë të ndryshme në koncept dhe strukturë? Të gjithë këtyre pyetjeve iu kanë dhënë përgjigjje psikologëve, dhe tani që po i lexojmë qenkan tërësisht të drejta.

Qëllimi kryesor është maksimizimi i fitimit dhe psikologët mendojnë që ky dizajn është i duhuri për të manipuluar sjelljet e njerëzve, në mënyrë që ata të shtojnë blerjet. Cilat janë disa prej hileve të tjera që me siguri s’i keni vënë re? I gjeni në listën më poshtë!

- SPONSOR -Smiley face

1. Perimet a frutat japin iluzionin e freskisë, shëndetit dhe ushqimit të mirë.

Kjo, ndikon në sjelljen e blerësit dhe i bën ata të jenë në humor. Dhe çfarë bën një njeri me humor të mirë? Ble çfarë i del para dhe i mbush syrin!

2. Kanë vetëm një dalje!

Hmm, ti nuk mund të dalësh andej nga hyre, kështu që duhet t’i biesh edhe njëherë marketit rreth e përqark. Ndërkohë që gjen daljen, sheh diçka tjetër në ndonjë raft dhe e ble!

3. Gjërat e nevojshme i vendosin në vende që mezi gjenden!

Ju ka ndodhur ndonjëherë të shkoni në supermarket për vezë dhe t’i bini rreth e qark sepse s’po gjenit vendin? Kjo është strategji e dyqanit për elementë bazikë si vezët, qumështi apo buka. Teksa kërkon për to, ti ke blerë gjëra të tjera ndërkohë dhe bukën, dihet që do ta blesh se s’bën! Wshtë e mirë e nevojshme!

4. Gjërat e fëmijëve i vendosin në raftet e poshtëm!

Pse? Që nëse mami dhe babi s’i sheh, vogëlushit s’ka shans t’i shpëtojë. Pastaj, fillon grinda dhe në të shumtën e rastëve fitojnë fëmijët dhe supermarketi. Lodra u ble!

5. “Harrojnë” të vendosin një orë

S’ka orë, s’ka koncept kohe! Ti harrohesh aty, celularin e ke futur në çantë dhe ke humbur mes produkteve. Me siguri, kujtohesh për orën, në momentin që bën pagesën!

- SPONSOR -Smiley face