Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, dhe që të kemi një trup të shëndetshëm dhe një ditë plot energji mulliri.al ju sjell 5 receta të shëndetshme dhe të shpejta.
Receta e parë
Smoothie me yogurt dhe fruta pylli.
Një recetë mëse e thjeshtë për një mëngjes të shijshëm. Përzjeni frutat e ngrira (banane,manaferra,luleshtrydhe) me kos grek dhe një lëng që ju pëlqen (qumësht ose ujë kokosi,qumësht bajamesh) dhe akuj.


Receta e dytë
Tost me avokado dhe vezë.
Ndonjëherë e thjeshta është më e mirë. Merrni dy feta bukë tosti,avokado të përjerë me kripë dhe piper dhe një vezë pak të skuqur. Lyejni bukën me avokadon dhe vendoseni vezën në mez dhe mëngjesi është gati.

Duke u Ngarkuar...


Receta e tretë
Omletë me djathë.
Omleta me djathë është pjata ideale për të nisur ditën tuaj me energji.
Në një tas shtoni vezët, specin e kuq, specin jeshil, karotën, qepën dhe kungullin e grirë. Përzieni së bashku dhe shtoni sipër tyre kripë, piper dhe djathin. Përzieni të gjithë përbërësit së bashku. Në një tigan shtoni vajin e ullirit. Hidhni me ngadalë përzierjen. Kthejeni omëletën nga të dyja anët.


Receta e katërt
Picë mëngjezi.
Bëni një petë të trashë dhe piqeni në 450°F derisa të theket, për 3-4 minuta nga të dyja anët. Lyejeni me ¼ filxhanë salcë domateje, më pas vendosni ¼ filxhanë mozzarella të coptuar dhe dy feta proshutë dhe 1 filxhanë spinaq. Piqeni derisa djathi të jetë shkrirë dhe të marrë ngjyrën kafe, për rreth 5 minuta. Më pas vendosini sipër 1 ose dy vezë, të gatuara sipas dëshirës.


Receta e pestë
Smoothie me gjalpë kikiriku dhe banane.
Smoothiet janë perfekte për një mengjes të shpejtë dhe të shëndetshëm. Hidhni në blender banane të ngrirë, gjalp kikiriku, qumësht soje, mjaltë, kos grek dhe disa kube akulli. Kjo është një recetë është plot proteina kështu që nëse jeni në diete provoni 4 recetat e tjera.

- SPONSOR -