Kujdesi për fytyrën është tepër I rëndësishëm dhe shpesh here lëkura jonë nuk është në gjendjen më të mire për shkak të disa puçërrave, fytyrë të yndyrshme apo ndonjë rrudhë e vockël. Por si të shpëtojmë dhe të kemi një fytyrë të bukur dhe pa probleme? Maskat e mëposhtme do ju vijnë në ndihmë sepse janë me produkte natyrale dhe vetë ne të mulliri.al I kemi provuar:

1. Përzjeni një gjysmë avokadoje me një lugë kos dhe një lugë mjaltë dhe mbajeni maskën për 15 minuta. Kjo maskë do I jape fytyrës tuaj shkëlqim dhe do e hidratonte atë.
2. Dy lugë mjaltë, një lugë lëng limoni dhe një lugë kanellë. Përzjeni tre përbërësit dhe mbajeni maskën për 15 minuta. Kjo maskë është shumë e mire por nuk sygjerohet për lekurat sensitive pasi mund të irritojë atë nga limoni dhe kanella. Maska e pastron fytyrën dhe I jep asaj shkëlqim.
3. E bardhë vezësh dhe lëng portokalli. Do ju duhet një e bardhë vezësh dhe një lugë lëng portokalli. Kjo është një maskë tepër e thjeshtë për t’u bërë dhe ka një efekt shumë të mire për fytyrën. Veza dhe portokalli e bëjnë fytyrën të butë dhe I jepin asaj shkëlqim, mbajeni maskën për 15 minuta dhe më pas lajeni me ujë të vakët.
4. Banane, mjaltë dhe lëng limoni. Për këtë maskë do ju duhet një banane, një lugë mjalt dhe lëngu I një gjysme limoni. Përzjejini të treja dhe vendosini në fytyrë për 15 minuta. Kjo përzjerje do I jepte fytyrës shkëlqim dhe do zhdukte pikat e errta në fytyrë. Bananja ka një numër të madh vitaminash dhe antioksidantë që e bëjnë fytyrën të shkëlqejë dhe është tepër e mire dhe për rrudhat në fytyrë.
5. Luleshtrydhe dhe mjaltë. Do ju duhen tre luleshtrydhe dhe një lugë mjaltë. Përzjeni luleshtrydhet me mjaltin dhe vendosni në fytyrë, mbajini për 15 minuta. Luleshtrydhet ndihmojnë fytyrën për puçërrat dhe qelizat e vdekura në fytyrë pasi kanë acid salistik. Pas maskës lajeni fytyrën me ujë të bollshëm.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face