Dr.Riselda Sejdija ishte e ftuar sot tek emisioni i pasdites “ Rudina” në TvKlan. Intervista u zhvillua për jetën e saj private dhe të rejat e fundit përreth workshop-it të saj në Dubai , shkruan mulliri.al. Ishte hera e parë që dr.Riselda Sejdiu si  pedagoge dhe koreografe shqiptare dha mësime jazz në Qendrën më të famshme të Trident Wellness të Dubait. Për 4 ditë ajo ligjëroi teknikat e xhazit dhe pati një pjesëmarrje të jashtëzakonshme në këtë workshop. Të gjitha ditët ishin të mbushura me pjesëmarrës dhe Dr.Riselda na bëri vërtet krenarë për arritjet  e saj të fundit, shkruan mulliri.al.

View this post on Instagram

Ky workshop la gjurmë të thella profesionale për pjesëmarrësit, ishte një realizim i plotë i të gjitha drejtimeve disiplinore të teknikave të xhazit. Kanë kaluar 4 ditë të plota ku kam zhvilluar dhe trajtuar workshopin tim kushtuar teknikës së xhazit me energji të plotë, punë të palodhur dhe përkushtim. Kënaqësitë nuk kanë fund por do ta përcaktoja këtë përvojë artistike si një nga kualifikimet më të arritura artistike në këto 22 vjet të karrierës time. Përmasat e këtij workshopi ndonjëherë nuk mund të përcaktoheshin kur shikoja një pjesëmarrje fantastike që arriti të mbushë studiot e vallëzimit të “Trident Wellnes Center “për katër ditë rresht! Ndihem e lumtur dhe e bekuar në të njëjtën kohë sepse kam arritur të shpalos punën dhe përvojën time në vetëm 4 ditë dhe kam arritur t’u mësoj pjesëmarrësve shumë lëvizje dhe teknika të ndryshme të xhazit. Ndihem vërtet mirë, sepse pashë rezultate, të gjithë kërcyem bashkë dhe gjuha e trupit u bashkua me ne, nuk është aspak e lehtë të mbështetesh jashtë vendit me një pjesëmarrje super, kjo më emocionon më shumë dhe më bën të ndjehem me krahë dhe të kem besim përsëri në artin e pastër dhe të brishtë. Unë nuk jam e kënaqur vetëm me faktin monetar sepse dihet që ky detaj është i rëndësishëm për çdo artist të suksesshëm, por më pëlqen pjesëmarrja ndërkombëtare në një vend ku u prezantova për herë të parë dhe interesimi dhe kurioziteti për të mësuar ishte në nivelin më të lartë. Unë përkulem para jush për gjithë respektin që rrezatoni ndaj punës time dhe pjesëmarrjes suaj … Ky është sukses i pastër dhe nuk kam asnjë dyshim për këtë, flas me një bindje të tillë sepse rezultatet dhe djersa ime u vlerësuan shumë dhe për ta kuptuar më mirë këtë që sapo ju thashë ne do të shihemi përsëri në Dubai në “Trident Wellnes Center “në muajin dhjetor në një workshop tjetër të suksesshëm./mulliri.al Dr.Riselda Sejdiu

A post shared by Riselda Sejdija (@riseldasejdija) on

- SPONSOR -Smiley face

Por nuk duket se do të përfundojë këtu! Në intervistë, koreografja e njohur tregoi se pas interesimit të tepërt për workshop-in e saj të parë,   “Trident Wellness Center” e ftoi atë të jepte një ligjëratë tjetër, por kësaj here në teknikën “Miracle Yoga”. Ju kujtojmë që Dr.Riselda ka botuar së fundmi ​​edhe një libër shumë interesant për teknikat e yogës . Ndërkohë data e workshop-it për “Miracle Yoga” është caktuar për 22 Dhjetor dhe mezi  po presim ta shohim Riseldën përsëri në një tjetër projekt premtues por edhe në shtëpinë e saj të dytë, Dubai./mulliri.al

View this post on Instagram

Dr.Riselda Sejdiu: “Unë e kisha parashikuar që ky workshop do të ishte sukses i pastër” Një workshop ndërkombëtarë në një dimension tjetër artistik ishte pikërisht projekti që doja të realizoja në këto 22 vite të karrierës time. Ishte hera ime e parë që zhvilloja një workshop ndërkombëtar dhe u ndjeva aq mirë sa nuk gjej ende fjalë për të përshkruar këtë përvojë të rëndësishme artistike për mua, dhe pjesëmarrjen në këtë workshop. Ky workshop la gjurmë të thella profesionale për pjesëmarrësit, ishte një realizim i plotë i të gjitha drejtimeve disiplinore të teknikave të xhazit. Kanë kaluar 4 ditë të plota ku kam zhvilluar dhe trajtuar workshopin tim kushtuar teknikës së xhazit me energji të plotë, punë të palodhur dhe përkushtim. Kënaqësitë nuk kanë fund por do ta përcaktoja këtë përvojë artistike si një nga kualifikimet më të arritura artistike në këto 22 vjet të karrierës time. #linkinbio4more www.mulliri.al @mulliri.al @trident_wellness

A post shared by Riselda Sejdija (@riseldasejdija) on

- SPONSOR -Smiley face