Ne vendosim kaq shumë produkte në fytyrë, sa nuk e lëmë këtë të fundin ‘të marrë frymë’ ! Por nga ta kuptojmë kur produktet që përdorim, janë të tepërt për lëkurën? Cilin nga produktet që përdorim duhet të heqim  nga rutina jonë e bukurisë?  Më poshtë janë disa produkte të diskutueshëm që dermatologët tregojnë se duhen shmangur. Këto janë produktet që ata thonë se janë thjesht humbje parash, ose edhe më keq, mund të sjellin dëme në lëkurën tuaj.

1. Skrabet abrazivë

- SPONSOR -Smiley face

Shmangni përdorimin e pastruesve që gërryejnë lëkurën. Këto produkte mund të jenë irritues dhe mund të shkaktojnë hiperpigmentim. Këto scrub-e nuk pastrojnë fytyrën nga puçrrat e aknet, por vetëm e acarojnë në mënyrë të panevojshme.

2. Produkte me  alkool mund të jenë irrituese, të thajnë lëkurën, ose dhe mund të përkeqësojnë aknet, rosacean  dhe ekzemën. Kërkoni për një toner që është me bazë uji në vend të atij me alkool.

3. Hidratues me bazë kolagjeni

Molekula e kolagjenit është shumë e madhe për të depërtuar në mënyrë topike (nga jashtë –brenda). Përbërësi i tij aktiv nuk depërton në lëkurën tuaj, prandaj thjesht po paguani shumë më shumë për një hidratues të thjeshtë.

4. Peeling kimik

Asnjëherë nuk duhet të vendosni peeling të fortë kimikë në fytyrë në kushte shtëpie. Mund t’ju krijohen njolla kafe, reaksione alergjike dhe djegie lëkure. Këto trajtime duhen bërë gjithmonë nga një person i trajnuar dhe i specializuar.

5. Sfungjerët

Qëndroni larg sfungjerëve. Këto produkte janë shumë gërryes dhe mund të irritojnë lëkurën tuaj. Nëse keni ekzemë dhe puçrra, përdorimi i sfungjerit  mund të përkeqësojë gjendjen pasi është vendi idal për rritjen dhe shumimin e baktereve.

6. Produktet aromatike

Shumica e produkteve për kujdesin e lëkurës përmbajnë aroma që shkaktojnë acarim dhe puçrra sipas dermatologëve. Dermatologët përdorin produkte pa aromë pasi kjo e fundit është një nga nxitësit  kryesorë të problemeve.

Shmangni përbërës të tillë si alkooli , lanolin, , aldehide cinnamic, formaldehyde dhe fragrancat. Përdorni hidratues që përmirësojnë dhe riparojnë barrierën  natyrale të lëkurës tuaj.

- SPONSOR -Smiley face