Keni kolesterol të lartë? Epo nuk jeni të vetmit pasi në USA janë 100 milionë amerikanë që vuajnë. Kolesteroli vjen nga një varg burimesh duke nisur që nga historia familjare dhe në mënyra sesi ushqeheni.

Dieta juaj. Në momentin që ju nuk hani shëndetshëm,kolesteroli rritet. Por në cilat ushqime ka yndyrë të ngopur që nuk ju bën mirë? Mish derri, mish viçi, qumësht, vezë, gjalpë dhe djathë përmbajnë yndyrë të ngopur. Ushqimet e paketuara që përmbajnë vaj kokosi, vaj palme ose gjalpë,kakao mund të kenë shumë yndyra të ngopura.Gjithashtu do të gjeni yndyrë të ngopur në margarinë dhe në shumicën e  biskotave, patate të skuqura, dhe snacks të tjera.

Duke u Ngarkuar...

Pesha juaj. Bark i madh?Një nga shkaqet kryesore ! Duke qenë mbi peshë mund të rriten trigliceridet dhe ulen HDL, ose kolesterol të mirë. Humbja e peshës do ulë kolesterolin dhe do ju bëjë të keni edhe një trup të bukur.

Aktiviteti fizik. Një problem i madh i shoqërisë tonë është se mungojnë  personat që bëjnë aktivitet fizik.Mungesa e aktivitetit fizik mund të rrisë LDL, ose kolesterolin e keq, dhe ul HDL, ose kolesterol të mirë.

Mosha dhe gjinia juaj.Pasi të arrini moshën 20, nivelet e kolesterolit tuaj natyrisht fillojnë të rriten. Në meshkujt, nivelet e kolesterolit përgjithësisht rriten pas moshës 50 vjeç. Në gratë, nivelet e kolesterolit qëndrojnë mjaft të ulëta deri në menopauzën, pas së cilës ato ngrihen rreth nivelit të njëjtë me burrat.

Historiku familjar. Ka shumë persona që e kanë të trashëguar kolesterolin e lartë. Nëse familjarët tuaj kanë kolesterol të lartë edhe ju mund të keni prandaj analizat duhen bërë gjithmonë.

Pirja e duhanit.Akoma vazhdon të pish diçka kancerogjene? Pirja e duhanit mund të ulë kolesterolin tuaj të mirë. Dhe mund t’ju vrasë. Pra, pse nuk e lë duhanin?

Këto ishin disa nga shkaqet përse kolesteroli rritet,një dietë e mirë dhe jetë e shëndetshme aktive do ju ultë këto nivele jo të mira.

- SPONSOR -