Mënyra më e thjeshtë për të bërë shikimin tuaj të shkëlqejë është përdorimi i një hije dhe një peneli me xixa. Por ne kemi mbledhur disa strategji të vogla për të bërë shikimin tuaj të shkëlqyeshëm me disa prekje të penelit. Janë perfekte edhe në rast se nuk jeni një fanse e eyeliner-it.

  1. Dopio penel në pjesën e poshtme të syrit

Duke u Ngarkuar...

Edhe pjesa e poshtme e syrit meriton vizën e tij të penelit. Dopio vizë dhe në kontrast me ngjyrën e bardhë dhe të florinjtë. Këshillë e vogël: lëreni syrin tuaj pa rimel dhe vendosni vetëm pak shkëlqim në pjesën e qepallës së syrit

2. Xixat në formë piramide

Në vend që të vendosni hijen në drejtimin horizontal dhe të shtrirë mbi qepallë, provoni të krijoni një piramidë të vogël duke krijuar bazën e saj në pjesën e lartshme të syrit dhe majën e piramidës në pjesën e poshtme. Edhe xixat do të jenë më të mëdhaja sipër dhe duke zbritur poshtë duke u zvogëluar.

3. Vetullat prej floriri

Përse të përqendroheni vetëm në pjesën e syrit, kur mund të eksperimentoni edhe në vetulla? Reduktoni në minimum makjazhin e syrit për një efekt nude dhe përqendroni make-up në modelimin e vetullave me ngjyrë floriri. Efekti do të jetë i jashtëzakonshëm

4. Vizë me xixa poshtë vetullës

Zgjidhni ngjyrën që preferoni, armatosuni me një penel dhe aplikoni xixat në pjesën e poshtme të vetullës tuaj për t’i dhënë dritë shikimit tuaj. Kompletoni makijazhin me një rimel.

5. Rimeli ngjyrë floriri

Për rimelin ngjyrë floriri mëshoni me shumë shtresa, le të formohen ato kokrrizat që zakonisht me rimelin e zi nuk na pëlqejnë. Por në këtë mënyrë do të theksoni syrin tuaj duke e bërë shikimin të mrekullueshëm.

6. Xixat e përhapura

Jepini dritë fytyrës suaj dhe aplikoni xixat duke filluar nga cepi i syrit dhe deri tek pjesa lartë e mollëzave.

7. Cepi i syrit

Një shkëlqim të vogël drite me ngjyrën që preferoni në cepin e syrit dhe shikimi juaj do të shkëlqejë menjëherë.

- SPONSOR -