Ditët që po kalojmë janë ditë shumë të ftohta dhe për rrjedhojë gripi është “nëpër këmbë”. Dhe kush janë personat që sëmuren më shpesh? Personat me imunitet të dobët ! Më poshtë po ju tregojmë 7 mënyra se si të forconi imunitetin tuaj dhe ti thoni larg gripit…

  1. Bëni vaksinën e gripit me patjetër ! Vaksina mbron trupin tuaj nga gripi dhe kështu do jeni më të sigurt.
  2. Pirja e alkoolit, mungesa e mjaftueshëm e gjumit dhe stresi i tepër dëmtojnë imuntetin tuaj dhe ju bëjnë të prekeni më shpejt nga virozat.
  3. Hani mirë. Këshillat e mjekëve janë që të hani mirë, duke përfshirë sa më shumë perime dhe fruta duke plotësuar nevojat e trupit për vitamina.
  4. Ushtrohuni ! Sigurisht, është jashtë ftohtë, por kjo nuk do të thotë që duhet të heqësh dorë nga stërvitja.Ushtrimi është i rëndësishëm për sistemin tuaj imunitar, thotë Dr. Levine, sepse vepron si një anti-inflamator i natyrshëm.
  5. Pini shumë ujë ! Shumica e amerikanëve janë vazhdimisht të dehidruar, thotë Dr. Levine dhe kjo dëmton drejtpërsëdrejti reagimin tonë imunitar. Në mënyrë ideale, njerëzit duhet të pijnë rreth nëntë gota ujë në ditë, dhe madje edhe më shumë nëse kanë djersitur.
  6. Flini gjumë mjaftueshëm. Nëse nuk keni fjetur mjaftueshem, ose gjumi juaj nuk është çlodhës, atëherë nuk i jepni trupit tuaj mundësinë për t’u kujdesur për veten. Kur ju flini të paktën 8 orë atëhere ju i jepni trupit tuaj mundësinë që kur të zgjoheni të jeni më të gjallëruar dhe jo të keni ndjesinë e lodhjes.
  7. Lani duart, shumë! Kjo nuk do të rritë sistemin tuaj imunitar, por duke u siguruar që duart tuaja janë të pastra patjetër do t’ju ndihmojnë të shmangni të ftohtin ose gripin dhe prandaj sigurohuni që imuniteti juaj të mos kompromentohet.

- SPONSOR -