Divorci i çiftit të aktorëve Angelina Jolie dhe Brad Pitt  vijon të komentohet në media edhe pse ka kaluar mjaft kohë. Sipas Us Weekly aktorja nuk ka plane që të lidhet më në martesë. 44-vjeçarja, e cila vetëm pak ditë më parë ka qenë e pranishme në premierën e filmit të saj ‘Maleficent: Mistress of Evil’ nuk ka dashur të martohet as me Brad, por e bëri diçka të tillë për shkak të presionit që të tij për t’u kurorëzuar. Jolie dhe Pitt u martuan në Francë në vitin 2014 pas shumë viteve lidhje së bashku. Ata kanë 6 fëmijë 18-vjeçarin Maddox, 15-vjeçarin Pax, 14-vjeçaren Zahara, 13-vjeçaren Shiloh si dhe binjakët 11-vjeçar Know dhe Vivienne. Çifti u nda pas vetëm 2 vitesh martesë.

- SPONSOR -Smiley face