Tani ju do të keni gjithashtu mundësinë të personalizoni atlete dhe çanta Gucci. Po, sepse kjo markë e  famshme ka  nisur projektin DIY – “Do It Yourself “- për faqen e internetit gucci.com.

Duke u Ngarkuar...

Programi i ri, për momentin, përfshin çantën e blerjes “Ophidia “dhe atletet e “Ace” dhe është një shërbim ekskluziv vetëm për ata që shfletojnë në këtë website ,ku falë  një aplikacioni interaktiv, klientët mund të krijojnë dhe shfaqin artikullin e tyre të personalizuar.

Nga Maji, ju mund të zgjidhni inicialet tuaja në një alfabet të ri DIY Gucci, krijuar posaçërisht në një formë të veçantë, bashkëkohore dhe të sinqertë. Por jo vetëm kaq, ju gjithashtu mund të zgjidhni lëkurën, duke përfshirë caiman, python dhe versionin me kristale. Në lidhje me shkronjat e alfabetit Gucci ju ofron për të aplikuar shkronjat tuaja në çanta përpara dhe mbrapa.

Të njëjtat detaje dekorative me inicialet janë gjithashtu në dispozicion për këpucët Ace (një shkronjë për secilën  këpucë). Shkronjat janë të fiksuara me dy butona , të disponueshme në një gamë të gjerë materialesh dhe kombinimesh me ngjyra: lëkurë të kuqe të ndritshme, jeshile, të verdhë, rozë ose të zezë; python me të verdhë të kuqe, të gjelbër ose të errët; lidhëse mëndafshi   ari, ose ngjyrë të zezë me sy kristale.

Për këtë risi , Gucci ka realizuar pako të veçanta, të shtypura me shkrimin ABCDEFGucci. Mulliri.al

- SPONSOR -