Çdo moshë dhe fazë e fëmijërisë shoqërohet edhe me vështirësi. Kjo është diçka që të gjithë mund të dimë e ta pranojmë. Janë më së shumti prindërit ata që kalojnë momentet më të vështira në të gjitha periudhat që kalojnë fëmijët; që nga netët pa gjumë kur ata janë bebe e deri në kujdesin gati të çmendur që ata u kushtojnë që kur hedhin hapat e parë.

Pikërisht kur fëmijët janë të vegjël, prindërit me zor presin moshën e adoleshencës sepse vetëm atëherë mendojnë se fëmijët të paktën do të jetë të aftë vetë për shumë gjëra.

Duke u Ngarkuar...

Në fakt jo për të gjithë është kështu. As për mua. Do të dëshiroja shumë t’ju shkruaja se po e adhuroj këtë periudhën e adoleshencës së fëmijëve, por ju betohem që po e urrej.

Nëse do të thosha që kalon pa sfida me veten dhe vështirësi për sa i përket komunikimit dhe vendosjes së besimit te fëmijët do t’ju gënjeja. Pra thuhet vazhdimisht se unë dhe shumë mama të tjera më në fund mund të bëjmë pak pushim gjatë kohës që fëmijët janë në adoleshencë sepse në këtë moshë ata nuk duan shumë monitorim nga ana jonë apo jo? GABIM!

Nëse do të besoni kështu fillimisht, atëherë do të përballeni me diçka shumë të vështirë kur të jeni prindër të adoleshentëve. Do të keni dhembje koke gjithë kohës dhe nisur nga mosha 13-vjeçare e në vazhdim do të donit që adoleshenca e fëmijëve tuaj të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo më së shumti sepse në këtë periudhë ata nuk janë aspak ashtu siç ju kishit menduar.

Dhe e dini çfarë? Është shumë në rregull nëse nuk e pëlqeni këtë fazë të prindërimit, ashtu sikurse disa mama nuk pëlqejnë fazën e parë të prindërimit kur bebja sapo ka lindur. Është njësoj.

Gjatë adoleshencës, disa mama gati çmenden nga natyra e fëmijëve të tyre dhe aq më tepër kur shohin se ata mund të kenë 5 personalitete dhe 150 ndryshime humori, ndërkohë që të tjera nuk e kanë këtë ndjesi.

- SPONSOR -