Adriana Lima jo vetëm që është një nga modelet më sexy dhe më të paguara por ajo është edhe një nga modelet më të veçanta të Victoria’s Secret.

Ajo është përlotur teksa sfiloi për herë të fundit  për Victoria’s Secret. Ajo uli krahët dhe mori duartrokitjet e fundit nga publiku në pasarelë. Përpara se ajo të dilte, organizatorët i bënë një surprizë duke shfaqur në ekran një klip me momentet e saj më të veçanta tek sfiladat e përvitshme. Në fund të videos ishte shkruar faleminderit dhe më pas u shfaq Adriana e cila ishte përlotur.

Duke u Ngarkuar...

“E dashur Victoria, Faleminderit që më tregove botën, duke ndarë sekretet, dhe më e rëndësishmja jo vetëm duke më dhënë krahë, por duke më mësuar të fluturoj”, shkroi ajo në Instagram ndërsa ne dimë të themi se do na mungojë Adriana tek pasarelat e Victorias.

- SPONSOR -