Modeli i ri i robotit me katër këmbë, i paraqitur në CES 2018 (Consumer Electronics Show Community), është festuar me një ceremoni të veçantë në Tokio.

Duke u Ngarkuar...

I pajisur me inteligjencë artificiale, i njeh pronarët, tund bishtin, përkëdhelet dhe i përgjigjet komandava si të ishte një kafshë e vërtetë. Ai i përshtatet ambientit në të cilin jeton dhe arrin të njohë pjesëtarët e familjes falë një telekamere të pozicionuar mbi hundë. Ndërsa mbi kokë, në mjekër dhe tek veshët janë vendosur sensorë të prekjes, të cilët e bëjnë Aibo-n të reagoj ndaj stimujve.

Në përputhje dhe me Vitin e Qenit në Japoni, Sony ka lancuar në treg një version të ri të qenushit Aibo. Roboti është prezantuar këto ditë gjatë CES 2018 por me datë 11 Janar është organizuar një ceremoni speciale në Tokio në nder të Aibo-s dhe të pronarëve të parë të vegjël të cilët kanë arritur të marrin qenushin. Pronari 7 vjeçar e ka quajtur lodrën e tij ‘e rëndë por e bukur’.

Prodhimi i Aibo-s ishte ndërprerë nga Sony në vitin 2006. Në krahasim me modelet e mëparshëm, tani roboti karakterizohet nga lëvizje më reale dhe një sy me teknologji OLED.

Aibo do të dali në treg javën tjetër në Japoni me një çmim prej 1.800 dollarë.

 

- SPONSOR -