Pas Golden Globes, vëmendjen e çmimeve në kinematografi dhe televizion e rrëmbeu Critics’ Choice Awards. Ceremonia u drejtua nga aktori amerikan Taye Diggs, dhe ashtu si zakonisht përpos listës së çmimeve vëmendje morën edhe veshjet e yjeve në tapetin e kuq.
Ashtu siç ndodh në thuajse çdo event, një vëmendje të madhe mori dhe fustani i përzgjedhur nga aktori Billy Porter, i cili kishte ndërthurur klasin me tendencën e satenit. Sipas “Vogue”, Porter i cili ishte mbuluar me flutura ishte padyshim personazhi që rrëmbeu të gjithë vëmendjen në ceremoni pasi konkuroi denjësisht të gjitha të pranishmet. 

- SPONSOR -Smiley face