Çağatay Ulusoy është padyshim një nga aktorët më të mirë turq dhe ka miliona fansa në botë dhe shumë në Shqipëri. Por aktori mesa duket është në telashe ! Në vitin 2013 ai u arrestua pasi në një operacion policor anti-drogë atij ju gjetën lëndë narkotike por më pas u la i lirë. Gjyqi i tij vazhdoi për 6 vite dhe tani ata janë dënuar nga një gjykatë në Stamboll me 10 muaj burg. Bashkë me Cagatay ishte dhe këngëtari i njohur turk Cenk Eren dhe një aktore tjetër, të tre i kanë mohuar akuzat por gjykata i ka shpallur fajtor duke i dënuar me burg. Nuk dihet nëse ata kanë kërkuar lirinë në këmbim të një shume parash por e sigurt është që të tre janë në telashe…

- SPONSOR -