Aktorja Rita Wilson na ka befasuar me postimin më të fundit, pasi ka zbuluar se ajo ka preardhjen shqiptare.

Duke u Ngarkuar...

Rita, që është edhe bashkëshortja e aktorit shumë të dashur amerikan, Tom Hanks, ka bërë një postim për Ditën e Nënës, ku ka shkruar se sa krenare është me nënën e saj çame.

View this post on Instagram

My mom. She lost her father when she was four years old and for the next fifteen years she lived in her village on the border of Greece and Albania. When things got serious during the war, her mother decided they should escape from their village into GREECE by climbing the mountains that divided the two countries. Due to circumstances, my mom had to make that journey by herself, in the dead of night, risking being shot, and leaving everything she owned behind. What courage she had. As my mom, She was funny, kind, could not tell a joke, made us laugh, knew a hit song on the radio when she heard one, never learned to swim or ride a bike, cooked all of our meals, sewed our clothes, loved us. She could crochet and knit anything. Even a peanut butter and jelly sandwich or a scrambled egg tasted better when she made it. I miss her everyday but as a dear friend once said to me, “The conversation continues.” Happy Mother’s Day. 🌸💕🌸 #happymothersday

A post shared by Rita Wilson (@ritawilson) on

“Nëna ime. Ajo e humbi babain kur ishte 4 vjeç dhe për 15 vite jetoi në fshatin e saj në kufi mes Greqisë dhe Shqipërisë. Kur gjërat u bënë serioze gjatë luftës nëna e saj vendosi të arratiseshin nga fshati duke ngjitur malet që ndajnë dy shtetet. E detyruar nga rrethanat, nëna ime e bëri këtë udhëtim, mes errësirës së natës, e rrezikuar të qëllohej e të linte çdo gjë pas. Çfarë kurajo që kishte. Nëna ime ishte e qeshur, e sjellshme, na bënte të qeshnim, nuk mësoi kurrë të notojë ose t’i japë biçikletës, gatuante të gjitha vaktet për ne, na qepte rrobat, na donte. Ajo mund të qëndiste çdo gjë me dorë. Edhe një fetë buke me gjalpë, me reçel apo një vezë e skuqur shijonte më shumë nga duart e saj. Më mungon shumë. Gëzuar ditën e nënës”, shkruan Rita në foton e bukur me nënën e saj.

Ajo kështu zbulon se nëna e saj ishte çame por që është dashur të largohet nga Shqipëria për shkak të luftërave, për të ndjekur një jetë më të mirë.

- SPONSOR -