Një sfiladë plot klas dhe pasion ishte ajo e Alexander McQueen që prezantoi koleksionin më të ri të vjeshtë 2019. Koleksioni i ri ishte stiluar nga Sarah Burton e cila solli një koleksion ndryshe nga të tjerët. Fustane lëkure ngjyrë blu apo të kuqe ndoshta tingëllojnë jo në modë por sapo të shikoni ato të koleksionit të Alexander McQueen me siguri që do dëshironit që të kishit një të tillë. Po ashtu e veçantë në këtë koleksion ishin dhe kostumet e ndryshme që dukeshin kaq bukur teksa mëngët ishin si trëndafil apo me dizenjo të ndryshme. Po ashtu bluja e errët ishte një pjesë e rëndësishme e koleksionit pasi kostumet blu e errët na lanë pa fjalë.

Duke u Ngarkuar...

 

- SPONSOR -