Angela Martini duket se po shijon momente mjaft të mira në jetën e saj personale pas kurorëzimit të dashurisë më biznesmenin rumun Dragos Savulescu. Por modelja e famshme shqiptare me anë të një postimi në rrjetet sociale na ka bërë me dije edhe në lidhje me planet e saja të karrierës.

Angela ka ardhur sërish në qendër të vëmendjes me disa poza të nxehta të realizuara nga fotografi shqiptar Artan Korenica. Në foto ai flet për një emision të ri që do t’i shtohet “Top Channel”, që me shumë gjasa do të quhet ‘Top of the top’ dhe mesa duket do të prezantohet nga Angela Martini.

- SPONSOR -