Amy Winehouse theu zemrat e shumë fansave të saj kur u nda nga jeta 7 vite më parë por ajo do të vijë me një tur muzikor shumë shpejt në një mënyrë të veçantë,ndërmjet hologramit.

Performancave  live me anë të hologramëve është përdorur me sukses më parë me artistë si 2Pac apo Michael Jackson por edhe këtu në Shqipëri u përdor për Festivalin e fundvitit në RTSH ku u soll Vaçe Zela në mënyrën më të veçantë të mundshme.

Duke u Ngarkuar...

Baba i këngëtares ka dhënë miratimin e tij të plotë në lidhje me këtë tur duke u shprehur se “Muzika e vajzës time preku jetën e miliona njerëzve dhe për mua do të thotë shumë që trashëgimia që ajo la pas të vazhdojë”.

Ndërkohë fansat e këngëtares e kanë pritur shumë mirë lajmin dhe mezi presin ta dëgjojnë përsëri zërin e saj magjik.

- SPONSOR -