Një muaj më parë, djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Madoxx, nisi studimet në universitet dhe duket se aktorja nuk po e përballon mirë largimin e tij nga shtëpia. Ylli i Hollivudit ka një lidhje të veçantë me Madoxx, birin e saj të adoptuar. Këtë e tregoi edhe gjatë premierës së filmit të saj të fundit, “Maleficent, Mistress of Evil”, ku kishte marrë me vete fëmijët e saj. Jolie tha se vetëm dy ditë e ndanin nga përqafimi i të birit, të cilin po e priste me padurim.

“Ai do të udhëtojë me avion për në Japoni që të më takojë. Jam dy ditë larg përqafimit me të. Ai është mirë. E di që është i fortë, është në rregull, por unë kam nevojë për një përqafim.”- ka rrëfyer aktorja për “Extra”. Madoxx ishte një ndër arsyet pse Jolie i dha fund me Pitt, pas një debati të fortë mes Madoxx dhe aktorit, madje, marrëdhëniet babë e bir u ftohën aq shumë, saqë Pitt e mësoi nëpërmjet mediave se i biri do të shkonte në universitet.

- SPONSOR -Smiley face