Tashmë marrëdhënia e dy aktorëve të famshëm të “Hollywood”-it, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, është një histori e shkuar.

- SPONSOR -Smiley face

Teksa kanë kaluar tre vite që kur u paraqitën letrat e divorcit, Angelina thuhet se është duke krijuar një romancë të re.Edhe pse teknikisht divorci nuk ka ndodhur, për shkak se dyshja po mundohet të kuptojë se si të ndajë pasurinë dhe po merren me kujdestarinë e fëmijëve, Angelina është [ërqëndruar edhe te jeta e saj private.

Kështu ka thënë një burim për “Us Weekly”. Ende nuk dihet se kush është personi në fjalë apo si janë njohur, por burimi ka shtuar se për momentin nuk është “asgjë serioze”.

Burimi tha gjithashtu se aktorja e famshme e sheh mundësinë e një lidhjeje të re, me dikë të ri,  “por nuk është përparësia e saj kryesore”. Ajo aktualisht është “përqëndruar te fëmijët, puna e saj dhe divorci”.

Kujtojmë gjithashtu se në tetor, një burim tjetër tha për “Us Weekly” se Angelina nuk dëshiron të martohet përsëri. “Brad i bëri presion për t’u martuar pasi ishte diçka që ajo kurrë nuk dëshironte ta bënte”, tha burimi.

- SPONSOR -Smiley face