Rikthehet sërish Argjentina Ramosaj me një super videoklip. “Pa ty” , titullohet kënga e re e Argjentinës në bashkëpunim me Seven. Argjentina shfaqet tepër seksi në këtë videoklip duke i dhënë nuanca tepër kapeiçoze videos herë pas here. Pas një kohe të gjatë pushimi Argjentina kthehet vrullshëm në treg dhe tepër sensuale. Sipas mulliri.al mendojmë që në këtë klip Argjentina ka dashur të shpalosi  tjetër stil të karakterit të saj ,  sa që nganjëherë ngatërrohemi dhe na duket sikur është Era Istrefi. Herë pas here dhe zëri duket më ndryshe se dikur…Ndoshta bukuroshja ka vendosur që sot e tutje të vij më shpërthyese dhe ti thotë lamtumirë stilit melankolik dhe engjëllor  që ka pasur në videoklipet e më parshme.

Duke u Ngarkuar...

 

- SPONSOR -