Pasi u fotografua me ish-in e saj Big Sean tani këngëtarja e pop-it Ariana Grande është kapur mat me një tjetër ish. Bëhet fjalë për Graham Philips me të cilin Ariana ka qënë e lidhur disa vite më parë. Ata janë parë teksa ecnin në rrugët e New Yorkut dhe darkuan për rreth dy orë, ndërsa zërat për një ribashkim të mundshëm sa vjen dhe shtohen. Vetëm pak kohë më parë Ariana u nda nga i fejuari i saj Pete Davidson ndërsa para një viti u nda nga jeta ish-i i saj, reperi Mac Miller, ngjarje që e mërziti shumë Arianën që mesa duket nuk e kishte harruar…

- SPONSOR -