Askush nuk e imagjinon dot Ariana Granden pa flokët e saj të gjatë dhe ato janë dhe një tipar që e identifikojnë shumë këngëtaren. Por mesa duket flokët e saj aq të gjatë nuk janë të gjithë natyralë pasi flokët e saj natyral janë të shkurtër. Këngëtarja ka postuar një foto kur ka qënë 5 vjeç me flokë të shkurta dhe më pas postoi prap një foto tjetër live me flokë të shkurtra. Nuk mungoi as komenti qesharak për tattoo e saj që e shkroi gabim…

“Të jem e sinqertë…kështu dukem ekzaktësisht pa qerpikë fallso dhe bishtin e gjatë të vendosur. Tani jam 25, ndërsa në këtë foto isha 5 vjeç. I vetmi ndryshim është se tani në dorën time shkruhet zgarë barbekjuje.”- ka shkruar këngëtarja në një status në twitter.

Duke u Ngarkuar...

 

- SPONSOR -