Ai ështe pa dyshim vet arti. E ka nisur karrierën e tij shumë herët dhe ka arritur t’ia dali vet për të qenë ai që është sot. Flor Mumajesi është këmbëngulës, i drejtpërdrejt, i guximshëm , i suksesshëm dhe shpirt madh.

Duke u Ngarkuar...

Në botën muzikore Flori mbetet numër një si producent dhe kompozitor .Pa përjashtim të gjitha këngët apo albumet e Florit janë kthyer hite dhe mbeten më të preferuarat në tregun muzikor shqiptar. Këngëtari i talentuar Flor Mumajesi ka qenë protagonist i shumë çmimeve të para nëpër festivale të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri.

Sot e kësaj dite këngëtari shihet tepër i angazhuar me projektet e tij muzikore duke lëvizur në të gjitha vendet e botës për të kënduar dhe për t’ju dhuruar shqiptarëve kudo që janë art dhe muzikë të veçantë. Nuk ka se si të ndodhë ndryshe, ai është vet arti dhe këtë tashmë e ka treguar nëpërmjet karrierës së tij.

Rubrika jonë “Risi Mulli” bluan dhe vëzhgon personazhin vip edhe nga karakteri edhe nga ana artistike. Sipas rubrikës “Risi Mulli”, Flori tani për tani mbetet producenti më i pëlqyer i tregut shqiptar dhe artisti që prodhon shumë shpesh këngë të reja në treg. Prodhimi i vazhdueshëm artistik nuk e  ka ndaluar asnjëherë Florin të bëj nganjëherë këngë të pa klikuara , përkundrazi aq më shpesh që vjen aq më bukur i sjell projektet e tij artistike. Kanë qenë të shumta bashkëpunimet që ai ka realizuar me artistat shqiptarë dhe pikërisht këto realizime e kanë rritur edhe më shumë Florin artistikisht. Çdo tekst apo produksion i tij lidhur me këngën bëhet automatikisht pjesë e melodisë në mendjet tona. Flori di së të godasi me produksionet e tij, kjo gjë e veçon producentin e njohur të jetë i veçantë në profesionin e tij. Flori ka një natyrë plot humor i karakterizuar nga thjeshtësia, Përfundimisht Flori mbetet një shpirt i madh që i duhet artistave dhe njerëzimit dhe një mendje e egër e muzikës shqiptare.

- SPONSOR -