Projekti i Teatrit Kombëtar është konceptuar nga arkitekti danez, Bjarke Ingels, një ndër më të famshmit sot në botë për arkitekturën bashkëkohore. Ai deklaroi një teatër me sipërfaqe të trefishuar, gjashtë hapësira, dy salla të eksperimentale, përvec asaj qëndrore, një teatër veror me tarracë dhe një shesh poshtë ndërtesës unike, që do të përdoret për performanca artistike.

Ndërkohë që planet kanë përfunduar mesa duket përplasjet nuk kanë mbaruar ende… Artistët ndajnë mendime të ndryshme rreth projektit, por pothuajse të gjithë bien dakord që janë të paqartë për skenën dhe sallën qëndrore të teatrit në projekt.

Duke u Ngarkuar...

Mes shumë diskutimesh dhe protestash që u bënë nga artistët krijuan shumë pakënaqësira të cilat çdo ditë e më shumë përkeqësojnë situatën dhe turbullojnë mendimet e artistëve. Ndër shumë diskutimesh njërin prej tyre veçuam Arben Derhemi i cili u shpreh se ,“Kemi një mbledhje për të diskutuar për projektin e djeshëm. Ne që s’ishim, ne armiqtë e klasës. Urdhër nga drejtori nuk lejojne të hyjnë në godinën e TK. Dmth aty ku ne punojmë nuk lejohemi të hyjmë. Një projekt i cili nuk ka lidhje me klasikun e TK. Me qelq e pamë TK, shiheshin aktorët se si visheshin, se si zhvisheshin, do të futen nga poshtë kur ti zerë shiu. U kënaqëm ne”, thotë aktori Arben Derhemi.

- SPONSOR -