Ditën e djeshme përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovizion , Eugent Bushpepa postoi një fotografi ku së bashku me këngëtaren me origjinë shqiptare Eleni Foureira, përshëndesnin fansat nga Lisbona duke bërë me duar simbolin e shqiponjës. Mesa duket ky gjest nuk është pritur mirë nga grekët , të cilët e kanë cilësuar këtë si një provokim.

Duke u Ngarkuar...

“Të gjithë e dimë që ky simbol që ka bërë Eleni me këngëtarin shqiptar përfaqëson idenë që shqiptarët kanë për ‘Shqipërinë e Madhe’, por me siguri Eleni nuk është në dijeni të këtij fakti prandaj dhe e ka bërë. Më duket se Eleni do të thotë me këtë simbol se nuk është më nga Meksika”, ka thënë njëra nga gazetaret e televizionit ANT1 me ironi. Eleni Foureira këtë vit përfaqëson Qipron në Eurovsion

Kujtojmë që këngëtarja para disa kohësh, pasi kishte mohuar prej vitesh origjinën e saj, pranoi publikisht në Greqi se është shqiptare duke rrëfyer edhe vështirësitë.

- SPONSOR -