Getoar Selimi është padyshim reperi më i mirë i muzikës shqiptare. Ai ka punuar shumë fortë në fushën artistike të artit për të arritur këtu ku është sot.
Getoar Selimi, i njohur edhe si GHETTO GEASY, Geti ,u lind më 3 korrik 1982 në Prishtinë, Kosovë. Më pas e njohim me emrin Tingulli Trent dhe Baba Stars, ashtu si vet emrat që ai mban ka arritur të rreshtojë projektet artistike me nivele tepër të larta profesionale. Këngët e Getoarit përveçse bëhen hite mbeten edhe gjatë në memorien e njerëzve.

Duke u Ngarkuar...

Tekstet e tij kanë përmbajtje të veçantë sepse rrjedhin nga origjinaliteti , nga e tashmja dhe nga përvoja që ai ka. Në tekstet e Babës gjendet mllefi, ego, dinamizmi, profesionalizmi, adrenalina dhe krenaria që nxjerr në pah një vetbesim të merituar të vet autorit të këngës. Baba i shkruan vet tekstet dhe kjo gjë vihet re dukshëm edhe në stilin e këngëve që ai këndon.

Getoari është një fenomen që askush nuk mund ta kopjoj dot edhe pse shumë mundohen, prandaj edhe mulliri.al vendosi ta zbërthej dhe ta shikoj këtë personazh në lupën e Risi Mulli, sepse ne shikojmë vetëm formatin origjinal dhe prodhimet drejt të ardhmes , ne nuk mund të zbërthejmë kopje se nuk kemi kohë për të kopjuar… Arti është një gur prej diamanti për Getoarin dhe ai di si e përpunon atë për të prodhuar diamantët e rradhës.

Mes shumë hitesh dhe projekteve pa fund të Babës le të përmendim “PO T’SHOH PERMAS”sërish e shkruar nga Getoar Selimi,
Kënga e fundit e publikuar nga Geti është bashkepunimi  “Bisha me dy koka” . Ghetto Geasy vazhdon të  mbetet reperi më i mir dhe me i klikuar në trojet shqipëtare.

- SPONSOR -