Bamirësia nuk varfëron! Nënë këtë moto, të rinjtë e “Fundjavë Ndryshe” kanë lumturuar shumë familje. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe në prag të festave të funvitit. Për fëmijët e Bathores sot ishte një e shtunë ndryshe. Pedagogia e Universitet të Arteve, koreografja dr. Riselda Sejdija bashkë me të birin, Brahimin sot ishin pranë fëmijëve në nevojë.

Duke u Ngarkuar...

Me të ardhurat e këtyre tre muajve të grumbulluara nga klikimet e Mulliri.al, Sejdija vendosi të surprizonte fëmijët në nevojë, që edhe ata të kenë mundësi të shijojnë dhe të bëhen pjesë e atmosferës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Sot fëmijët në nevojë u lumturuan pa masë mes dhuratash mes harmonisë së festës që Riselda bashkë me të birin e saj dhuruan.

Riselda përveç kontributit që dhuroi për ta bërë këtë festë kaq të dashur, mes dhuratash ajo dhuroi pesëdhjetë librat e saj kushtuar baletit për fëmijë. Librat e dhuruar janë botimi i 6-shtë i dr.Riselda Sejdisë ku këto libra janë shoqëruar me dvd program baleti ku fëmijët që nuk kanë mundësi financiare të ndjekin kurse baleti mund të trajnohen në shtëpi me librat e dhuruar nga Riselda Sejdija.

Riselda Sejdija përveçse kujtohet të gëzoi këto fëmijë të festojnë si në përralla nëpërmjet koktejlit dhe dhuratave të ndryshme ajo nuk nguroi të falte dituri dhe kulturë nëpërmjet dhuratave artistike. Një xhest tepër sensibilizues ky i Riseldës jo vetëm për nismën por edhe për mënyrën sesi e mëson djalin e saj që në këtë moshë të sensibilizohet dhe të bëhet pjesë e këtyre bamirësive kaq domethënëse.

Përveç kontributit të dhuruar, fëmijëve iu shpërndanë dhurata për festat. Ishte vetë Riselda dhe Brahim Sejdija ata që shpërndanë dhuratat e fundvitit… Edhe fëmijët në nevojë besojnë se Babagjyshi ekziston!

 

- SPONSOR -