Babai i Beyonce, Mathew Knowles është diagnostikuar me kancer në gji. 67-vjeçari e bëri të ditur këtë gjatë një interviste me Michael Strahan, që do të transmetohet në emisionin “Good Morning America” të mërkurën.

Ai ka zgjedhur tetorin për t’u dhënë këshilla të gjithë njerëzve që luftojnë me këtë sëmundje, apo edhe atyre që nuk bëjnë vizita mjekësore. I ftuar në emisionin “Good Morning America” ai ka treguar se pasi mori vesh se ishte me kancer, mori menjëherë në telefon vajzat e tij dhe i detyroi të bënin vizita mjekësore.

- SPONSOR -Smiley face

“Kjo është gjenetike dhe do të thotë që fëmijët  kanë rrezik të lartë për t`u prekur, edhe nipërit e mbesat kanë rrezik. Ata e morën seriozisht këtë gjë, ashtu siç duhet dhe i bënë vizitat”, tha Mathew. Ai tregoi se si fillim sëmundjen e tij e kishte vënë re një kolege e punës, pasi në këmishën e tij kishte vënë re disa pika gjaku. Më pas 67-vjeçari shtoi se këto pika i kishte parë edhe bashkëshortja e tij në krevat. Në korrik të këtij viti Mathew iu nënshtrua edhe një operacioni, i cili doli me sukses.

- SPONSOR -Smiley face