Ajo u nominuar për dy çmime “Grammy” dhe fitorja e vërtetë për të ishin pikërisht këto nominime. Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha u rendit  në të veshurat më mirë ku fustani i saj i kuq u pëlqye nga të gjithë. Dhe pikërisht pas deklaratës së saj që shumë stilistë e kishin refuzuar për ta veshur, reagimi i saj erdhi në mënyrën më epike të mundur. Teksa ishte duke dhënë një intervistë ajo i bëri dhe diss-in gjithë atyre që refuzuan ta vishnin : “Do donit të më kishit veshur mua të shëndoshën…” tha ajo teksa tregonte fustanin e saj fantastik. Por nuk ka mbaruar këtu sepse pas natës së madhe, Bebe u kthye në shtëpi ku e prisnin miqtë e saj, Bebe u ndërrua por e dini çfarë ndodhi me fustanin e saj? Filluan ta provonin të gjithë dhe kështu të gjithë shpërthyen në të qeshura pasi panë miqtë e tyre me fustanin e Bebe.

- SPONSOR -