Bebe Rexha i ka dërguar një buqetë me lule si dhuratë këngëtares tjetër shqiptare me famë botërore, Rita Orës. Megjithëse ato kanë famë ndërkombëtare, dy artistet asnjëherë nuk e kanë harruar prejardhjen e tyre. Kjo gjë edhe i ka bashkuar ato, duke u bërë shumë mike të mira, duke i bërë bashkë madje edhe në një bashkëpunim.

Rita Ora dhe Bebe Rexha vazhdojnë miqësinë e tyre, megjithëse nuk po i bie shpesh të takohen, për shkak të angazhimeve të shumta dhe distancës ndaj këtë herë Bebe është kujtuar që t’i dërgojë Ritës një buqetë të bukur me lule dhe një kartolinë ku i shkruan: “Me dashuri, Bebe.” Rita e ka treguar këtë me anë të një postimi që ka bërë në rrjetet sociale, duke e falënderuar miken e saj.

- SPONSOR -Smiley face