Bebe Rexha prej kohësh është kthyer në një frymëzim dhe shëmbull për gjithë femrat që e ndjekin atë. Këngëtarja shqiptare ka folur shpesh për kilet e saj dhe nuk e ka aspak problem faktin që ka celulit apo disa kile më shumë. Bebe ka postuar një foto në Instagram ku ka shkruar : “Mbase duhet të kisha Photoshop-uar barkun që ta bëja të dukej i sheshtë. Mbase duhet të kisha Photoshop-uar këmbët që të dukeshin më të holla. Mbase duhet ta kisha bërë veten të dukesha më e gjatë dhe të pastroja celulitin. Por nuk e bëra. Shoqëria mund të të tjetërsojë krejtësisht. Ja si duket një grua pa Photoshop në Instagram.”

Mesazhi që Bebe jep prej kohësh është se të gjitha duhet ta duam veten tonë ashtu siç jemi dhe mos kemi “pendesa” në jetë. Që prej debatit të Bebe me stilistin e saj që nuk pranoi ta vishte për Grammys, këngëtarja është kthyer në një frymëzim për të gjitha vajzat që kanë disa kile më shumë.

Duke u Ngarkuar...

 

- SPONSOR -