Modelja e njohur Bella Hadid prej disa javësh është duke shkuar sa në një sfiladë nga tjetra pasi janë të shumta kompanitë të cilat e kërkojnë për të prezantuar koleksionet e tyre. Këtë herë ajo ndodhet në Paris atje ku po zhvillohet dhe java e modës. Bella vizitoi një nga dyqanet e Louis Vuitton teksa u kap mat nga paparacët dhe fansat. Por ajo që na ra direkt në sy është kombinimi shumë i bukur i modeles. Ajo kishte zgjedhur të vishej e tëra me të bardha, një xhaketë të bardhë që e kishte futur në pantallonat ngjyrë krem dhe atlete të bardha, dhe si për të thyer kombinimin me të gjitha të bardha kishte zgjedhur një cantë të zezë dhe rrip të zi, sigurisht nuk munguan as syzet e verdha që Bella i ka shumë qejf.

- SPONSOR -