Përveç linjës të “Savage x Fenty” dhe linjës të make-up, Rihanna solli në treg edhe linjën e re të rrobave “Fenty”. Sigurisht që nuk ka si të ndodhë ndryshe dhe linja e saj po pëlqehet dhe deri tani ka rezultuar e suksesshme. Rihanna u bë e para grua me ngjyrë në drejtim të një shtëpie mode brenda grupit Louis Vuitton Moet Hennessy (LVMH). Koleksioni i ri është thjesht fantastik dhe i ka të gjitha veshjet dhe aksesorët. Ishte Bella Hadid ajo që na mahniti teksa ishte veshur kokë e këmbë me Fenty dhe dukej si një yll i vërtetë. Ndiqni më poshtë disa nga veshjet e koleksionit dhe si ishte veshur Bella Hadid…

Duke u Ngarkuar...

- SPONSOR -