Sipas studiuesve të sigurisë, problemi i fundit i WhatsApp mund të lejojë që hakerat të vjedhin mesazhet, fotot, videot dhe informacionet private të përdoruesve.

Nëse gabimi nuk zgjidhet, atëherë hakerat mund t’ju dërgojnë përdoruesve një video me virus. Në momentin që kjo video shkarkohet automatikisht apo hapet gabimisht, ajo e infekton llogarinë dhe lejon që hakeri të vjedhë informacionet e përdoruesit.

- SPONSOR -Smiley face

Por WhatsApp muajin e kaluar, u shpreh se nuk ka asnjë mundësi që hakerat të shfrytëzojnë problemin e aplikacionit, për të vjedhur të dhënat.

Facebook, i cili zotëron WhatsApp, ka kërkuar nga ana e përdoruesve që për të rritur sigurinë e tyre, të çaktivizojnë shkarkimet automatike të skedarëve, fotove ose videove.

Kjo nuk është hera e parë që aplikacioni i mesazheve përballet me rrezikun e vjedhjes së të dhënave personale të përdoruesve të saj.

- SPONSOR -Smiley face