Cardi B lajmëroi vetë disa ditë më parë se kishte kryer një ndërhyrje në trupin e saj duke hequr dhjamin në pjesën e barkut. Por jo gjithçka ka shkuar mirë për reperen pasi ndërhyrja i ka dhënë disa efekte anësore që i hapën probleme të reja.

26 vjeçarja po përballet me një fryrje të pazakontë që po e deyron që të shtyjë koncertet duke zhgënjyer fansat e saj. Dhe që fansat e saj ta besonin ajo postoi dhe një foto të këmbëve të saj që janë tepër të fryra dhe nuk duken aspak mirë.

Duke u Ngarkuar...

“Shikoni sa shumë më fryhen këmbët sapo hipi në avion, imagjinoni trupi”, shkruajti ajo në Instastory, “Dhe ja përse mjekët më këshilluan të bëj pushime. Barku më fryhet akoma më tepër. Barku dhe këmbët më djegin kur fryhen”.– shkrojti Cardi në rrjetet sociale duke i habitur fansat e saj.

 

- SPONSOR -