Beyonce është një nga pjestaret e castit të filmit “Lion King” dhe sigurisht që nuk kishte si të mungonte në premierën e filmit. Mbrëmjen e djeshme diva e muzikës u shfaq bashkë me vajzën e saj Blue Ivy në tapetin e kuq dhe rrëmbyen gjithë vëmendjen. E veshur me një fustan-xhaketë Beyonce dukej si një divë e vërtetë plot shkëlqim dhe gurrë të çmuar. Po njëlloj ishte veshur dhe vajza e saj me një xhaketë të zezë, këmishë të bardhe dhe një pjesë rrjetë fustan si nëna e saj. Vëmendje rrëmbeu dhe modeli i flokëve të këngëtares që kishte zgjedhur të bënte gërsheta të vogla.  Artistja, e cila në këtë projekt i është besuar zëri i personazhit Nala, në fakt nuk pritej që të merrte pjesë në premierë sepse kush është fans i saj, e di sa të rralla i ka Beyonce prezencat në evente të tilla.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face