Moderatori i njohur Alban Dudushi dhe partnerja e tij Bieta Sulo, ishin të ftuar sot në emisionin “Në shtëpinë tonë” në Top Channel. Në kuadër të emisionit ata kishin organizuar një piknik në natyrë ku diskutuan për kulinarinë, përgatitjen e shumë recetave, por edhe për jetën e tyre familjare.

Duke u Ngarkuar...

Në këtë insert të përgatitur në emisionin “Në shtëpinë tonë” u shfaq për herë të parë në ekran edhe djali i tyre Kroi. Një vogëlush simpatik që kur erdhi puna tek orari i pirjes së qumështit nuk pyeti aspak për kamerat.

“Kur ka orarin e tij, Kroi nuk do t’ia dijë as për mikrofona, as për kamera”, ka shkruar Bieta në një postim në Instagram ku shfaqet në momentin e ëmbël kur Kroi pi gji.

- SPONSOR -