Akrepat që kanë shënuar kohën në Londër për 157 vjet janë hequr për shkak të ndërhyrjeve të ristrukturimit që filluan në verën e vitit 2017 dhe do të zgjasin 4 vjet.

Gjatë kësaj periudhe gjithashtu edhe zilja do të mbetet në heshtje.

Duke u Ngarkuar...

Me 11 prill një skuadër me punëtorë ka hequr akrepat e Elizabeth Tower, monumenti i Londrës i njohur më mirë si Big Ben. Ora në kohët e fundit kishte humbur gjysëm metri nga perpendikolaria, dhe kjo ishte arsyeja përse ndërhyrja ishte e nevojshme sa më shpejtë.

Punimet e mirëmbajties janë të nevojshme për konservimin në kohë të monumentit simbol të Mbretërisë së Bashkuar. Ndërhyrjet janë akorduar nga komisionet e punimeve publike të dy Dhomave britanike në vitin 2015 dhe punimet kanë filluar në verë të vitit 2017.

Në total ndërhyrjet e ristrukturimit do të zgjasin 4 vjet dhe gjatë këtyre viteve londinezët nuk do të dëgjojnë këmbanën e Elizabeth Tower.

Elizabeth Tower është e lartë 96 metra dhe ndodhet në cepin very-lindje të pallatit Westminister, dhe këmbana bie çdo cerek ore.

- SPONSOR -