Apple ka konfirmuar dje blerjen e aplikacionit “Shazam”. Marrëveshja kap vlerën e 400 milionë dollarëve. “Jemi të lumtur që ‘Shazami’ dhe ekipi vet i talentuar po i bashkohen Appleit”, ka thënë një zyrtar i kompanisë për “The Verge”. “Apple Music dhe ‘Shazam’ janë bashkim natyral, ndajnë pasionin e njëjtë për gjetjen e muzikës dhe ndajnë muzikë perfekte me përdoruesit tyre. Kemi plane të jashtëzakonshme dhe do t’i shfaqim pas marrëveshjes”.

Duke u Ngarkuar...

“Shazam” është aplikacioni më i njohur në botë për identifikimin e këngëve, filmave dhe emisioneve përmes vetëm një audio të shkurtër.

- SPONSOR -