Gjuetia jonë për aromën e përsosur të pranverës ka mbaruar, falë parfumit të ri mahnitës të Bottega Veneta ‘Knot Eau Absolue’.

Duke u Ngarkuar...

Katër vjet pas debutimit të aromës origjinale të “Knot”, Master Perfumer Daniela Andrier u kthye me një zhurmë të madhe, të guximshme dhe të bukur të nuhatjes, duke përzier notat aromatike të lavandës dhe portokallit me aromë e ëmbël të jaseminit,  me rrëshirën e çmuar dhe farat e tonkës. Rezultati? Një aromë pompoze lulesh orientale e përsosur për një mbrëmje pranverë.

Tomas Maier, Drjetori krijues thotë, “fakti i të qënurit të limituar e bën një gjë kaq krijuese”. Unë mendoj se kjo është veçanërisht e vërtetë me një aromë si ‘Knot’: shkëlqimi i saj unik dhe feminiliteti, larg stereotipeve të zakonshme, ndërtojnë një strukturë të përjetshme për t’u lexuar në një krijim të ri.

Identiteti i tij është si një fije e përbashkët që na lejon të nxjerrim kapitujt e rinj të tregimit që duam të tregojmë, duke e shoqëruar atë me materiale të reja ose duke i rregulluar ato në një varuiacion totalisht të ri. Duke luajtur me një aromë të tillë është sikur të luash me dritat në një skulpturë të bardhë, duke krijuar emocione dhe forma të ndryshme me një material të detyrueshëm.

Unë do të thoja se përpiqem ta ruaj “alkiminë poetike“, si gjithmonë në historinë e aromës së ‘Knot’. Ky është çelësi për të rikrijuar gjithmonë aromën, asocimet dhe bashkimi i materialeve të reja duke ruajtur ekuilibrin e saj dhe një ide të caktuar të bukurisë.

‘Knot Eau Absolue’ është esenca e ‘Knot’ në përbërjen e saj më absolute.

- SPONSOR -