Ndarja me Angelina-n, marrëdhënia me fëmijët dhe gabimet e së shkuarës kanë lënë shenjë tek aktori, i cili në intervistën e fundit për “Interview” dukej më i sinqertë se kurrë.  “Po kuptoj, (si veprim i vërtet faljeje për veten, se gjithë zgjedhjet që kam bërë për të cilat nuk jam krenar), se i vlerësoj ata hapa të gabuar. Ishin ato që më çuan drejt mençurisë, më çuan drejt diçkaje tjetër. S’mund të kesh njërën pa pasur tjetrën.”- u shpreh Pitt pa specifikuar gjë në veçanti.

Gjatë gjithë kësaj kohe, yllin e filmave e ka munduar ndjesia e marrjes përsipër të gjithë fajit, ku ndër të tjera tregoi se pas 20 vitesh, kishte qarë për herë të parë gjatë kësaj kohe. I akuzuar nga Jolie si i alkoolizuar dhe i dhunshëm gjatë gjithë procesit të divorcit, Brad e quan përfundimisht të mbyllur atë kapitull të errët të jetës së tij. “S’mbaja mend të kisha qarë që prej 20 vitesh. Tani, në këtë etapë të jetës shumë gjëra më prekin- prekem nga fëmijët e mi, nga miqtë, nga lajmet. Thjesht prekem!”- përfundoi ai, duke thënë se nuk e shqetëson fare diçka e tillë, përkundrazi e sheh si shenjë të mirë.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face