Ajo hoqi dorë nga rrjetet sociale dhe nga karriera e saj për disa ditë pasi donte që të shijonte jetën dhe të pushonte pak. Por Jessie J mesa duket nuk duroi dot dhe hyri prap në rrjetet sociale për t’u treguar fansave të saj pushimet në Xhamajkë. Ajo ndodhet atje prej disa ditësh dhe po shijon pushimet me shoqërinë e saj. Jessie J postoi foto në Instagram teksa ishte duke ngrënë drekën e saj vegjetarjane dhe më pas postoi edhe një foto teksa vizantonte në rërë. Por edhe pse me pushime, Jessie-t nuk i ndahet muzika kështu që ajo dhe miqtë e saj kënduan këngët e tyre të preferuara me karaoke dhe shijuan performancat e disa grupeve tradicionale xhamajkane.

- SPONSOR -Smiley face