Ikona e muzikës pop Britney Spears mund të mos këndoj më live dhe kjo i ka tronditur gjithë fansat e këngëtares. Këtë e konfirmoi dhe menaxheri i këngëtares duke thënë se Britney është duke vuajtur nga problemet me shëndetin mendor të cilat nuk po i mposht dot.

“Si personi që drejton karrierën e saj – bazuar në informacionin që unë kam dhe të gjithë profesionistët që punojnë me të, nga ajo që kam mbledhur është e qartë për mua se ajo nuk duhet të kthehet, jo vetëm në të ardhmen e afërt por ndoshta kurrë më”, tha menaxheri i Britney që punon me të prej dy dekadash.

Duke u Ngarkuar...

Këngëtarja kishte parashikuar që të fillonte një turne dhe kishte caktuar dhe koncertet por një krize mendore e bëri atë të shtrohej në spital dhe të rehabilitohej. Tani ajo është më mirë por nuk është në gjendje të kthehet në skenë.

- SPONSOR -